Mbrëmjen e sotme pas një mungese të gjatë rikthehet përballja e cila deri para disa kohësh konsiderohej një ‘klasike’ e Champions League, Arsenal kundër Bayer Munchen.
Pas një periudhe të gjatë në errësirë ‘Topçinjtë’, e Londrës kërkojnë të arrijnë një gjysmëfinale të Championsit dhe fati deshi që sërish përballë tyre të jenë gjigandët nga Bavaria.
Përballja e fundit mes dy skuadrave në Champions rezulton në 7 mars të vitit 2017. Një histori e cila djeg për Arsenalin pasi pësoj një disfatë totale duke u mposhtur 1-5 dhe 2-10 në total në të dyja ndeshjet.
Një histori e cila lë shijen e një hakmarrje ende në pritje pas një turpërimi në sytë e gjithë Europës për Arsenalin, të cilët në ndeshje direkte janë ‘shpartalluar’ nga gjermanët.
Sidoqoftë, Bayern kohët e fundit është dukur një tjetër skuadër, duke humbur dy ndeshjet e fundit të Bundesligës nën drejtimin e Thomas Tuchel, si dhe u dorëzuar në luftën titull kundër Bayer Leverkusen.
Duke parë top formën e Arsenalit, ndoshta për herë të parë në këtë përballje favoritë do të jenë anglezët dhe jo Bayern Munchen.