-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Partitë politike, shkelje në raportimet financiare dhe pagesa në të zezë

Kryesoret

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Iliran Celibashi miratoi të martën raportin mbi gjetjet nga auditimi i raporteve financiare të partive politike, duke vendosur 108 gjoba gjithsej për moszbatim të dispozitave ligjore për transparencën financiare.

Për shkelje të dispozitave për financimin e partive politike, Celibashi vendosi sanksionin administrativ në masën 60 000 lekë për 94  partitë politike, ndërsa për shkelje të detyrimit për të raportuar u gjobitën 14 parti me 1 000 000 lekë secila.

Me shkelje në raportim dhe me pagesa cash të pajustifikuara janë gjetur dhe 3 parti parlamentare, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Partia Social Demokrate, të cilat u gjobitën nga 60 mijë lekë.

Partia në pushtet është gjetur në shkelje pasi nuk ka raportuar të ndara shpenzimet e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjessshme vendore të marsit 2022 dhe se ka bërë pagesa në të zezë, duke shmangur detyrimet tatimore.

“Pagesat e kryera për shpërblimin e fundvitit si dhe pagesat për punë shtesë nga disa punonjës të saj, nuk janë përfshirë në listë pagesat e raportuara në organet fiskale,” konstaton auditimi i PS-së.

Po ashtu, sipas auditit, PS nuk ka paraqitur në raport llogarinë për amortizim e ndërtesës që e ka me qera nga shteti.

Me parregullsi është gjetur dhe raportimi i Partisë Demokratike, për mosndarjen e shpenzimeve të fushatës nga raportimi vjetor.  “Në pasqyrat financiare partia nuk ka paraqitur të ardhura dhe shpenzime për degët e saj, nisur nga fakti se viti 2022 ka pasur zgjedhje të pjesshme. Në pasqyrat financiare nuk janë paraqitur të ardhurat dhe shpenzimet e kandidatëve,” thuhet në raport./BIRN

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit