-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte Arsenal-Bayern/ ‘Topçinjtë’ pas 7 vitesh ende në kërkim të hakmarrjes

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme pas një mungese të gjatë rikthehet përballja e cila deri para disa kohësh konsiderohej një ‘klasike’ e Champions League, Arsenal kundër Bayer Munchen.

Pas një periudhe të gjatë në errësirë ‘Topçinjtë’, e Londrës kërkojnë të arrijnë një gjysmëfinale të Championsit dhe fati deshi që sërish përballë tyre të jenë gjigandët nga Bavaria.

Përballja e fundit mes dy skuadrave në Champions rezulton në 7 mars të vitit 2017. Një histori e cila djeg për Arsenalin pasi pësoj një disfatë totale duke u mposhtur 1-5 dhe 2-10 në total në të dyja ndeshjet.

Një histori e cila lë shijen e një hakmarrje ende në pritje pas një turpërimi në sytë e gjithë Europës për Arsenalin, të cilët në ndeshje direkte janë ‘shpartalluar’ nga gjermanët.

Sidoqoftë, Bayern kohët e fundit është dukur një tjetër skuadër, duke humbur dy ndeshjet e fundit të Bundesligës nën drejtimin e Thomas Tuchel, si dhe u dorëzuar në luftën titull kundër Bayer Leverkusen.

Duke parë top formën e  Arsenalit, ndoshta për herë të parë në këtë përballje favoritë do të jenë anglezët dhe jo Bayern Munchen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit