Përpara se policia kosovare të fillojë patrullimin e saj në kufirin me Serbinë, ata e ngarkojnë makinën me armatim: AK-47 janë të lidhur në pjesën e pasme të sediljeve të veturës, pistoletat poshtë këmbëve dhe dronët dhe jelekët antiplumb të mbushur në bagazhin e Land Rover.
Ky është tani protokoll standard në një nga kufijtë më të paqëndrueshëm në kontinentin evropian.
Kur njerëzit e pyesin Venton Elshanin, zëvendëskomandantin e policisë në veri të Kosovës se si është situata, ai thjesht u tregon përgatitjet që bën para patrullimit. “I shihni armët?” tha ai, para se ta nxirrte grupin e xhirimit të Telegrafit në kufi, “këto janë për t’i mbajtur policët. Situata nuk është e mirë.”
Që kur Kosova fitoi pavarësinë nga Jugosllavia në një luftë që përfundoi në vitin 1999, ajo ka pritur një komunitet të vogël serbësh etnikë në rajonin kufitar verior. Tensionet me shumicën etnike shqiptare janë rritur së fundmi. Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka lënë të kuptohet për një pushtim. Nacionalistët i kërkojnë atij që të veprojë për të “mbrojtur” serbët e detyruar të jetojnë nën “sundimin” kosovar.
Frika e një lufte të re u rrit në vitin 2023 kur një grup i armatosur serbësh sulmuan përtej kufirit në fshatin verior të Banjskës dhe u barrikaduan në manastirin e tij. Tre nga 30 militantë të dyshuar u vranë në një shkëmbim zjarri. Një nga njerëzit e komandant Elshanit humbi jetën në shkëmbim zjarri.
Që nga ajo ditë, oficeri dhe ekipi i tij kanë kryer patrulla ditore në rajonin kufitar të dominuar nga serbët, duke kërkuar rrugë të paligjshme në Serbi të llojit të përdorur nga personat e armatosur në sulmin e tyre. Për më shumë kliko KËTU