-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden paralajmëron Iranin ndërsa raketat kthehen nga Izraeli

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka thënë se pret që Irani mund të përpiqet të godasë Izraelin në një afat të afërt si hakmarrje për një sulm në Siri.

Pavarësisht kësaj, shefi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi Teheranin që të mos ndërmarrë akte të tilla, pasi për Joe Biden nuk do kishte asnjë sukses.

“Nuk dua të hyj në meritat e informacionit të besueshëm, por pres që Irani të përpiqet të sulmojë Izraelin në një afat të shkurtër, më shpejt se sa vonë”, tha presidenti amerikan i cili paralajmëroi Teheranin: “Mos sulmoni Izraelin”.

Gjithsesi në këtë pikë Biden përcolli mesazhin e drejtpërdrejtë se SHBA do ta mbështesë Izraelin.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit . Ne do të mbështesim Izraelin , do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses” u shpreh Biden.

Komentet e presidentit përkonin me sulmet me raketa nga militantët e Hezbollahut të mbështetur nga Irani që bien mbi Izraelin në një përpjekje për të mposhtur sistemin e tij të mbrojtjes të financuar nga SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit