Një tjetër aksident tragjik në punë me një tjetër viktimë shqiptare ka ndodhur në Itali.
Një punëtor 36-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në zonën e Milanos pas një aksidenti në punë.
Ai ishte duke kryer punime rinovimi në një ndërtesë në qendër të Magenta-s, kur për arsye ende të paqarta, çatia u shemb dhe punëtori ra nga shkallët, duke vdekur në çast.