-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Temperaturat deri në 33 gradë’ meteorologu jep parashikimin e motit këtë fundjavë

Kryesoret

Meteorologu Hakil Osmani ka treguar se si do të jetë moti këtë fundjavë, Omsnai sqaroi se do të ketë intervale të gjata me diell si vranësira në disa zona ndërsa temperaturat do të arrijnë deri ë 33 gradë.

“Të shtunën do të vijojë rritja e lehtë e temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit, duke bërë që vlerat minimale të ngjiten në 8 gradë në Ersekë dhe Peshkopi ndërsa maksimalet në rang territori mbeten në vlerën 32 gradë por tashmë do të kemi temperatura të larta edhe për kryeqytetin dhe Shkodrën.

Sa i përket kushteve atmosferike, mbetemi në mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell, të cilat më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime të lehta vranësirash në qytetet e zonave malore dhe të ulët.

Të dielën kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që të kemi maksimume deri në 33 gradë, të cilat janë deri në 13 gradë nga vlera normale sa i përket muajit prill. Kushtet e motit do të vijojnë dominimi i kthjellimeve, kalimi i vranësirave bëhet gjatë pjesës së dytë të ditës, të fokusuara përgjatë shtrirjes lindore.”, u shpreh Osmani

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit