-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE kusht Serbisë: Integrimi kalon nga Kosova

Kryesoret

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të grupit të quajtur COREPER, ka arritur marrëveshje për ndryshimin e kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë, ndryshime të cilat thonë se zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, bëhet pjesë përbërse e kapitullit 35 të kësaj kornize.

Në dokumentin e miratuar nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare në BE në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, rikujtohet se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen shkurtin e vitit të kaluar në Bruksel dhe më pas në mars në Ohër kanë arritur pajtimin për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Në dokument u tha se zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të jetë pjesë përbërëse e kushtëzimeve në rrugën e të dyja shteteve drejt integrimit në BE.

Propozimi për të ndryshuar kapitullin 35 të kornizës negociuese për Serbinë e kishin bërë Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së, pasi një gjë e tillë ishte kërkuar nga shtetet anëtare të BE-së.

Pas disa dështimeve që në grupet punuese të BE-së të arrihej marrëveshje për këto ndryshime, çështja kishte kaluar në COREPER, dhe mbrëmjen e 15 prillit, vendet anëtare kishin arritur pajtim.

Pasi të formalizohet ky ndryshim, me shkrim do t’i komunikohet edhe Serbisë, e cila është në procesin e negociatave për anëtarësim në bllokun evropian.

Përparimi në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën edhe më herët kishte qenë pjesë e kushtëzimeve në negociatat e anëtarësimit të Beogradit në BE, por tani në mënyrë specifike përmendet kushti i zbatimit të marrëveshjes të arritur vitin e kaluar./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit