Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza të tjera menjëherë pasi kreu i SPAK, Alin Dumani mohoi lidhjet e tij me Charles McGoningal.
Meta në një deklaratë për mediat, u shpreh se kushëriri i Altin Dumani, Nuredini ka vrarë, duke iu referuar të shkuarës së këtij të fundit si vrasës me pagesë.
Ndërsa nga ana tjetër kreu i SPAK po vret demokracinë.
“Kushëriri i tij, Nuredini ka vrarë, ndërsa Altin Dumani po vret pluralizmin. Ky karafil kërkon të bëhet vrasës i demokracisë.
Unë njeri nuk kërcënoj por unë jam Ilir Meta o super budallenj o super torollakë, kudo ku jeni në politikë e në SPAK.
Nëse SPAK qenka një shpresë kaq e madhe le të votohet, le të dalë Dumani në debate me ju e me mua.
Laraskat mund ti kapin ata por ka 300 mijë Vojo Kousha Partia e Lirisë” u shpreh Ilir Meta.
Dumani i përgjigjet akuzave të Metës: Nuk e kam takuar kurrë McGonigal