-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani i përgjigjet akuzave të Metës: Nuk e kam takuar kurrë McGonigal

Kryesoret

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani përmes zyrës së shtypit të SPAK, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Ky i fundit në një intervistë televizive u shpreh se Dumani kishte zhvilluar takime me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal të arrestuar nga drejtësia amerikane.

Akuza të mohuara nga kreu i SPAK.

“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, të pabaza që bëhen për institucionin që unë drejtoj.

Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare”, thuhet në reagimin e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit