-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha jashtë grupit? Zbardhen bisedat nga mbledhja e PD-së

Kryesoret

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit është diskutuar edhe për Sali Berishën, i cili u la jashtë listës së Grupit.

Në diskutimet pa media, që janë siguruar nga gazetari Osman Stafa, deputeti i PD, Tritan Shehu ka kërkuar që të mbahet një qëndrim i egër për të mbrojtur Sali Berishën, madje sipas tij duhet t’i drejtohen me letra ndërkombëtarëve për t’i informuar për burgosjen që ai e quan politike, të Sali Berishës.

Tritan Shehu: Qëndrim të egër  duhet të mbajë Grupi Parlamentar për të mbrojtur Sali Berishën, për ta përfshirë në grup, madje duhet edhe t’u dërgojmë letra ndërkombëtarëve, ku t’i informojmë për burgosjen politike të kreut të opozitës. Duhet të mendojmë një procedurë, të marrim vetëdeklarimet, të bëjmë diçka.

Oerd Bylykbashi: Rregullorja sqaron sesi behet antarësimi në grup (lexon nenin e rregullores). Pra vetëdeklarim dhe lista e KQZ. Këtë mendoj ta përdorim, por e vendosim.

Flamur Noka: Po kjo mund të behet mendoj.

Luan Baci: Edhe unë mendoj si kolegët. Ne jemi shumica e grupit, të analizohet rregullorja dhe të bëhet.

Gazment Bardhi: Dakord. Për problemin që ngriti Albana, kam takuar Kryetaren e Kuvendit për këtë shqetësim dhe e kam kërkuar të mos pengohet funksionimi i komisioneve hetimore parlamentare (timsi dhe koncensionet në shëndetësi). Kryetarja e Kuvendit më ka konfirmuar  që nuk ka asnjë vendim politik të PS për t’i bllokuar komisionet dhe keqkuptimet që janë krijuar duhet të zgjidhen. Nëse ka pengesa duhet të ulen dy kryetarët me dy nënkryetarët që të përcaktojnë vijimin, dhe të gjitha shkresat për informacion më është konfirmuar që nuk do pengohet asnjë, do të kalojnë dhe nuk do të këtë asnjë pengesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit