Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në rrjetin social “X” ka reaguar në lidhje me bllokimin e 300 qytetarëve kosovarë nga Serbia në kufi me Kroacinë.
Postimi i Kurtit:
Një ditë më pas @PACE_News votuan pro anëtarësimit në @coe , Serbia hakmerret kundër civilëve. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë—përfshirë fëmijët—janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!