Champions League është njohur tashme me dy gjysmëfinalistet e para të këtij edicioni.
Paris San Germain arriti një ‘remuntada’ në Katalonjë duke eleminuar Barcelonën me shifrat 4-6.
Ishte pikërisht Barcelona ajo që shënojnë golin e parë të kësaj sfide me Raphinhan që pas një pasimi të Yamal dërgoi topin në rrjetë. Ky do të ishte dhe goli i fundit i Barcelonës.
Po në pjesën e parë një moment deçiziv ndryshoi gjithë fatin e ndeshjes, Araujo u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Barçën me 10 lojtarë, nga ky moment PSG filloi të luante.
Dembele si më i urryeri nga tifozeria vendase barzoi shifrat në 1-1. Në pjesën e dytë, PSG ishte përsëri protagonist me Vitinha në minutën e 54’. Duke përfituar me një lojtar më pak të Barcelonës, PSG shënoi edhe golin e tretë me anë të Mbappe me anë të një penalltie. Në përfundim të sfidës, ishte përsëri Mbappe që ndëshkoi Barçën.
Me këtë rezultat të përgjithshëm, PSG ka arritur të përmbysë shifrat e përgjithshme dhe kështu shkon në gjysmëfinale.
Nga sfida tjetër, Dortmund ka mposhtur Atletico Madrid me rezultatin 4-2 dhe me shifrat e përgjithshme 5-4.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 për gjermanët, me Brandt dhe Maatsen shënues. Në të dytën, Atletico shënoi me një autogol të gjermanëve me anë të Hummels, ndërsa Correa ishte autori tjetër. Ndërsa për Dortmund, ishte dhe Fullkrug me Sabitzer që shënuan dy të tjerët.
PSG dhe Dortmund do të ndeshen së bashku në gjysmëfinalen e Champions League./ h.ll/abcnews.al
Shikoni golat e Dortmund-Atletico Madrid