Prokuroria ka dhënë sot pretencën për 4 të miturit të përfshirë në vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre Fatjon Bici në Gramsh.
Është kërkuar një dënim me 12 vite burg për O.Ç., i dyshuar dhe si autori i vrasjes.
Gjithashtu prokuroria kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunorët e tij. Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i drejtësisë penale për të mitur.
Por gjykata me herë ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët.
I mituri, Bici u godit me thikë gjatë një konflikti me 4 persona të moshave 14 deri në 16 vjeç.
Pasi doli nga mësimi, ai pa në një rrugicë kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur.
Por goditjet me thikë i morën jetën adoleshentit, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.