-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diplomati amerikan e thotë hapur: Qëndrimi ndaj Berishës nuk ka ndryshuar

Kryesoret

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner tha se qëndrimi për Sali Berishën nuk ka ndryshuar. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, diplomati amerikan u shpreh se SHBA-të nuk angazhohen me personat e shpallur non grata.

Ai u shpreh se po punojnë me parti politike, me shoqërinë civile, me njerëz në të gjithë spektrin për t’u munduar ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.

Ndërsa i pyetur qëndrimin në lidhje me mandatin e tretë të PS në pushtet, Wisner tha se të gjithë mezi presin zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Po ashtu ai përshëndeti rikthimin e opozitës në Parlament pas disa muajsh bojkot.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne vazhdojmë të mos angazhohemi me personat e shpallur non-grata sipas sanksioneve tona për korrupsionin. Dhe do të vëreja se ato sanksione kanë përfshirë të gjithë spektrin politik, pavarësisht asaj çka u pëlqen disa njerëzve të thonë këtu. Pra, ajo çka ne po bëjmë këtu është që ne po punojmë me parti politike, me shoqërinë civile, me njerëz në të gjithë spektrin për t’u munduar ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë, natyrisht. Por në të njëjtin aspekt, siç e thashë më parë, ajo që shqiptarët duan vërtet janë njerëz që punojnë për interesat e popullit shqiptar dhe jo për interesat e tyre personale.” u shpreh ai gjatë intervistës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit