-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg: Armatosja e Ukrainës duhet të jetë prioritet

Kryesoret

Anëtarët e NATO-s tashmë duhet të kenë prioritet armatosjen e Ukrainës tha sekretari i përgjithshëm i bllokut ushtarak, Jens Stoltenberg.

“Një pjesë e përpjekjes së rëndësishme që po bëjmë tani në të gjithë aleancën e NATO-s është për të rritur shpërndarjen e sistemeve tona të mbrojtjes ajrore në Ukrainë”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Bruksel.
“Por Ukraina ka nevojë edhe më shumë. Kjo është arsyeja pse nëse aleatët përballen me një zgjedhje midis përmbushjes së objektivave të aftësisë së NATO-s dhe ofrimit të më shumë ndihmë për Ukrainën, mesazhi im është i qartë: dërgoni më shumë në Ukrainë.”

Stoltenberg vlerësoi Danimarkën dhe Holandën për planet e tyre për të siguruar avionë luftarakë F-16, duke shtuar se ai ishte “i inkurajuar” nga lajmi se Kongresi amerikan pritet së shpejti të votojë për ndihmë shtesë për Ukrainën, pas vonesës disa mujore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit