Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Fation Fufi në aeroportin e Rinasit dhe është dënuar me 3 vjet dhe 10 muaj heqje lirie.
Gjykata e Apelit Korçë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të datës 01.02.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet, 10 muaj e 11 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2020, ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë transportuar me automjete, kundrejt fitimit, 15 emigrantë nga Vendet e Treta.