Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi. Në seancën plenare, në rendin e ditës si pikë e parë është interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, e kërkuar nga deputeti socialist Nasip Naço.
Sakaq, Kuvendi gjithashtu do të diskutojë sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”. Gjithashtu sot do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.59/2014,“Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Në rendin e ditës të seancës së sotme është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.