-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani thirrje ndërkombëtarëve: Pesë policë të Kosovës po mbahen mizorisht në Serbi

Kryesoret

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të mos e injoroj situatën e mbajtjes peng të pesë zyrtarëve policor në Serbi që nga dita e djeshme.

Osmani në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës ka bërë thirrje që veprimet e tilla shoveniste të Serbisë të ndalohen me ngritjen e zërit dhe përpjekjeve të aleatëve të Kosovës.

“Përderisa po përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë se edhe në këtë momente pesë Policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovenist, Serbia. Prandaj i bëj thirrje të gjithë aleatëve tanë që të rrisin zërin dhe të rrisin përpjekje  që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoveniste kundër qytetarëve tanë dhe Policisë sonë”, ka thënë Osmani./Indeksonline

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit