-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA dhe Britania vënë sanksione të reja ndaj Iranit

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe vunë sanksione të reja ndaj Iranit në një kohë që po shtohet shqetësimi se sulmi i pashembullit i Teheranit ndaj Izraelit mund të ndezë një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit vuri sanksione ndaj 16 idividëve dhe 2 entiteteve në Iran, që prodhojnë motorë për dronët që u përdorën në sulmin e 13 prillit ndaj Izraelit.

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja vendosi sanksione edhe ndaj 5 kompanive të cilat merren me prodhimin e çelikut si edhe tre degë të kompanisë së prodhimit të automobilëve Bahman Group, që akuzohet se po mbështet me materiale të ndryshme ushtrinë e Iranit, si dhe grupe të tjera ndaj të cilave janë vendosur sanksione.

Një përfaqësues i kompanisë “Bahman Group” nuk iu përgjigj një kërkese për koment deri në publikimin e këtij lajmi.

Po ashtu, Birtania e Madhe vuri sanksione që prekin një sërë njësish ushtarake iraniane, individë dhe entitete të lidhura me industrinë iraniane për prodhimin e dronëve dhe raketave.

Presidenti Joe Biden tha përmes një deklarate se ka udhëzuar Departamentin e Thesarit të “vazhdojë të vendosë sanksione për të dëmtuar edhe më shumë industrinë ushtarake të Iranit”.

“Le ta kenë të qartë të gjithë ata që mundësojnë ose mbështesin sulmet e Iranit se ne nuk do kemi asnjë mëdyshje për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i mbajtur përgjegjës”, tha ai. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit