-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti dhe Osmani deklarojnë pasurinë, nga vilat deri tek makinat, shifrat

Kryesoret

Dy udhëheqësit e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Te pasuria e paluajtshme, Osmani ka deklaruar se gëzon disa prona të cilat janë në pronësi të presidentes dhe bashkëshortit të tij, ata gëzojnë një banesë, garazh, shtëpi, tokë, transmeton Telegrafi.

Osmani po ashtu ka të deklaruar edhe një veturë, vlera e të cilës arrin 10 mijë euro.

Presidentja ka deklaruar edhe paratë që i ka në institucione financiare.  Ajo ka para të gatshme në disa banka, shuma e tyre mbi 1 mijë euro.

Deklarimin e plotë të pasurisë së presidentes, mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Pasurinë e ka deklaruar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti ka deklaruar se ka një banesë, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.

Kryeministri i vendit, ka bërë të ditur se ka  1 mijë e 500 euro të gatshme në institucione financiare. Gjithashtu, Kurti ka deklaruar se edhe bashkëshortja e tij ka 2.500 euro në një bankë.

Pasurinë e deklaruar nga kryeministri Kurti mund ta gjeni KËTU.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit