-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori i Britanisë në Serbi: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryesoret

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë se Londra e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

“Sikurse shumë vende të Bashkimit Evropian, evropiane dhe vende të tjera, ne e konsiderojmë Kosovën shtet të pavarur. Britania e Madhe dëshiron që ta shohë Kosovën në KiE dhe organizatat e tjera, kur kushtet të jenë të pjekura për këtë”, ka thënë Ferguson për mediat në Serbi.

Ferguson ka thënë se dëshiron që të shohë progres në formimin e Asociacionit.  “Në të njëjtën kohë, duam të shohim progres në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo duhej të ndodhte kohë më parë, sepse është obligim nga Marrëveshja e Brukselit”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ambasadori britanik në Beograd ka theksuar se është me rëndësi që të zbatohet edhe Marrëveshja e Ohrit./Express/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit