-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Ne protestojmë kundër të korruptuarve, policia turret t’i mbrojë

Kryesoret

Pjesmarrës në një takim me demokratët në Roskovec, deputeti Ervin Salianji foli për protestat e opozitës.

Ai u shpreh se ato janë kundër korrupsionit qeveritar dhe asnjë marifet i drejtuesve politik të Policisë nuk mund të ndalin vrullin qytetar të pakënaqësisë.

“Janë po këta njerëz problematikë që janë në krye të çdo institucioni publik në këtë vend. Janë njerëz që paguhen nga taksat e qytetarëve, por që kthehen në shërbim të krimit.

A nuk ishte Bufi që u kap me zë dhe figurë duke kërcënuar demokratët dhe qytetarët me bukën e gojës për votën? Pse nuk shkon në burg? Sepse ajo është Rama i Roskovecit. Policia e Shtetit turret për të mbuluar korrupsionin qeveritar, por harrojnë se nuk mbjellin dot asnjë frikë.

Protestat janë kundër korrupsionit qeveritar dhe asnjë marifet i drejtuesve politik të Policisë nuk mund të ndalin vrullin qytetar të pakënaqësisë. E keni parë ju se si Edi Rama kërkon prapë mandate të 4-rt, sepse thotë që jam garant i reformës në drejtësi.

Po ç’punë ka Edi Rama me reformën në drejtësi? Po pse për këtë u mbështet dhe u trumpetua edhe nga ndërkombëtarët që të jetë Rama ai që urdhëron dhe jep sinjale për reformën në drejtësi” u shpreh Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit