-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Nuk është rastësi hashashi pranë shkollave, i bën shteti këto!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi qeverinë Rama për përdorimin e drogës nga të rinjtë.

“Nuk është rastësi që shpërndahet masivisht hashashi pranë shkollave, i bën shteti këto. Asnjëherë nuk ka dalë kryeministri për të dhënë llogari për luftën kundër drogës.

E ka detyrim që të dalë atje. Dhe kush vuan më shumë nga fëmijët që drogohen? Nënat. Kush është një nga burimet e divorceve? Droga. Përveç varfërisë dhe presioneve” tha ai.

Më tej, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se do të mbështesë shumë gratë, pasi sipas tij, atyre iu janë vendosur shumë strekëmbësha.

“Do t’i mbështes shumë gratë si Margaret Thatcher, por që u kemi vendosur strekëmbësha, shumë për fat të keq.

Nuk ka të më të rrezikshme se gratë që janë xheloze për gratë. Kisha disa gra që më thoshin mua mos fol më për Vasil Laçin ti, sepse nuk është modë, se të rinjtë nuk e kuptojnë.

Pse flet për Vojo Kushin e Mujo Ulqinakun, se nuk flasim për këta ne se e kemi mendjen tek ato çantat e shtrenjta, vathët e shtrenjtë, orët e shtrenjta, takat e larta, ndaj po na ikin të rinjtë.

Gratë në PL do të shpërthejnë dhe do të afrohen shumë të tjera në konventën e 27 Prillit. Njoh shumë gra të jashtëzakonshme në Shqipëri” tha ai.

LIVE-Meta: Kam bërë një gabim shumë të madh

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit