Një 59-vjeçar ka përfunduar në krahët e policisë në Durrës, pasi u zbulua se ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Viktor Leki, nën akuzën e trafikimit të drogës, rezulton se ka marrë një dënim prej 8-vitesh burg nga shteti fqinj.
DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Viktor Leki, 59 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.