Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka marrë me vete edhe heroinat Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elmaze Muçolli dhe Shyhrete Tahiri.
“Jam me katër heroinat të cilat janë simbol i forcës, mbijetesës dhe sukseseve të Republikës sonë. Do ta përfaqësojmë Kosovën tonë, qytetarët tanë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit”, kishte deklaruar Osmani para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.
Prezenca e tyre në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka ‘bezdisur’ presidentin serb, Aleksandër Vuçiçi.
“Keni sjellë njerëz që nuk e kanë vendin këtu. Ato nuk janë këshilltare të zonjës Osmani. Ky është një teatër politik. Ato ngjarje kanë ndodhur para 25 viteve. Zonja Osmani nuk e tha asnjë fjalë për ngjarjet e gjashtë muajve të fundit”, tha Vuçiç.
Këtë pretendim të Vuçiçit e mbështeti edhe aleatja e Serbisë Rusia, përfaqësuesi i së cilës tha “Osmani është e ftuar si person fizik dhe nuk lejohet të ketë delegacion”.
Presidentja në kundërpërgjigjen e saj tha se personat në fjalë janë pjesëtare të emëruara të kabinetit të emëruara.