-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Fëmijët janë djegur të gjallë’! Osmani: Serbia përgjegjëse për krimet e luftës

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani fjalimin e saj në seancën e rregullt raportuese për situatën e sigurisë në gjashtëmujorin e fundit në Kosovë e nisi duke përmendur ndërhyrjen e NATO-s 25 vjet më parë në vend.

Ajo tha se me këtë u shënua një moment historik në historinë moderne të njerëzimit dhe një kthesë për kosovarët që ishin në kërkim të lirisë.

Osmani gjithashtu kujtoj masakrat e serbëve në Kosovë teksa shtoi se Aleksandër Vuçiç nuk ka kërkuar asnjëherë falje dhe se Serbia duhet të jetë përgjegjëse për këto krime.

“Nuk është Vuçiçi që shkon kundër anëtarësimit të Kosovës qëllimi është të tentojë të drejtat serbe në Kosovë, dhe që kjo të ndodhë duhet të jetë avokati më i fuqishëm i Kosovës.

Kujtimet e luftës janë në mendje dhe shpirtrat tona, për të shpjeguar të vërtetën e botës, në memeorie na shfaqet, edhe pse ka përfunduar por vragat5 kanë mbetur përjetë. Para 5 ditësh kemi shënuar 25 vjetorin e masakrës, një prej tyre ishte vetëm 14 vjeç kur u sulmua nga serbët.

Asnjëherë nuk mund të harroj fëmijët që kanë qenë të gjallë kur janë djegur, policia u ka vënë zjarrin, shumë herë fëmijë të vegjël të moshës 6 mujore janë djegur për t’i zhdukur nga faqja e tokës vetëm se ishin shqiptarë”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës me vete sot në seancë mori edhe katër heroina të Kosovës: Elhame Muqollin, Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyhrete Tahiri-Sylejmanin dhe Fahrije Hotin. E para e vendit përmendi Masakrën e Poklekut, pjesë e së cilës ishte Elhame Muqolli e që i shpëtoi kësaj masakre.

Osmani përballë Vuçiç: Me metoda terroriste po frikësoni serbët e Kosovës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit