Kreu i PL-së, Ilir Meta në një konferencë për mediat në Shkodër ka shprehur sërish akuza ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani.
Meta është shprehur se nuk i druhet arrestimit aq më pak nga një prokuror që i merret goja dhe merr urdhra nga qeveria.
“Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë dy fjalë. Partia e Lirisë është në një rritje të papërmbajtshme, Ramaformën do ta hedhim në Lanë. Metamorfoza nuk hetohet në kohë por pas zgjedhjeve, sepse ashtu interesonte për të vjedhur votat në Shkodër.”tha ai.
Gjithashtu Meta u shpreh se po shijon lirinë e tij dhe takimet me qytetarët e thjeshtë.
“Jam aq i lumtur në lirinë time dhe në takimet e mia me Nëne Selvinë, me Ijen sot ne Bubq, e plot njerëz ndaj të cilëve Ilir Meta ka detyrime. Ilir Meta është i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët, Rama është i vonuar, të gjithë ndërkombëtarët e dinë që Ëngjëll Agaçi është tutori i reformës në drejtësi”, shtoi ai.