Duke përfituar nga amnistia penale që u vu në zbatim ditën e sotme, 15 gra të dënuara kanë rifituar lirinë ndërsa 9 të tjera kanë përfituar ulje dënimi me 2 vite.
Sot ato dolën nga burgu i grave, nga ku u regjistruan dhe momente prekëse.
Përqafime e lot gëzimi jashtë dyerve të burgut ku i presin të afërmit
Fitojnë lirinë dhe tani duhet të nisin një jetë të re ndërsa nuk harrojnë të falenderojnë të afërmit që I mbështetën në ditët e vështira pas burgut.
Shoqeve që lënë pas i çojnë mesazhin se “Gjithmonë ka mundësi të dytë” tha një e burgosur teksa doli nga burgu.