Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi pas dorëzimit të padisë në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës ka dhënë një deklaratë për mediat.
Bardhi gjithashtu i ka kthyer një përgjigje deklaratave të Lulzim Bashës duke thënë se ai nuk e ka firmosur mocionin pasi ai ka lidhje ma bashkëpunëtorët e Xhaçkës.
“Zoti Basha, edhe pse s’do të doja të merresha me të. Atij i ka hyrë në qejf që të flasë me veten. Zoti Basha nuk ka firmosur as herën e parë për zotin Xhaçka. Ai i di arsyet. Ai është një nga ata deputetë që nuk ka pranuar as të firmosë për mocionin. Arsyet pyetini. Se kush janë bashkëpunëtorët e tij që kanë miqësi me Olta Xhaçkën që kanë ndërhyrë te zoti Basha për të mos firmosur pro. Basha flet me vete dhe i shkon të flasë me vete. E vetmja rrugë që kërkon të zgjidhë çështjet është GJK.
Kushdo që bashkohet me maxhorancën, mund të shkojë tek byrektorja e zotit Basha. Unë nuk di që duke bllokuar Foltoren, i hiqet mandati Olta Xhaçkës. Ne mund të bërtasim sa të duam, kur u mor vendimi, por duhet të bëjmë padi që mandati i Olta Xhaçkës të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Basha ka refuzuar të nënshkrujë për të dërguar në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.”, tha Bardhi.