-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi shpall renditjen e kandidatëve për KLGJ e KLP nga shoqëria civile

Kryesoret

Kuvendi njofton se janë depozituar të gjitha dosjet e procedurës së kryer dhe se procesi është futur në fazën finale të përzgjedhjes që i përket Kuvendit. Sipas kësaj liste, janë kualifikuar 6 kandidatë për 1 vend vakant në KLGJ dhe 5 kandidatë për 1 vend vakant në KLP.

Mandati i anëtarëve të këshillave ka përfunduar me 31 dhjetor 2023, por procesi i përzgjedhjes së zëvendësuesve dhe pse nisi në kohë nuk arriti të mbyllej sipas afateve për shkak të proceseve gjyqësore me të cilat u përballën komisionet përzgjedhëse të ngritura nga Avokati i Popullit.

Dy kandidatë të skualifikuar për mosplotësim të kritereve formale gjatë renditjes së parë të kryer nga Komisionit AdHoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak, arritën të fitonin gjyqin dhe të riktheheshin në garë.

Kandidatët që fituan procesin gjyqësor ndaj Komisionit AdHoc janë Lefterie Leshi dhe Altin Shagani, për të cilët u rikthye procesi i pikëzimit, duke ndryshuar renditjen e listës së parë të publikuar nga Avokati i Popullit në janar.

Pas pikëzimit të ri, Shagani u rendit i pari në të dyja listat.

Në listën e kandidatëve për anëtarë të KLP-së ai ndiqet nga Erion Fejzulla, Altin Hazizaj, Juelda Lamçe,  Lefterie Lleshi, ndërsa listës së KLGJ-së, e cila është e njëjtë, i shtohet  në vendin e gjashtë kandidatja Violanda Theodhori.

Ndërkohë lista e kandidatëve nga avokatia është publikuar më herët në faqen e Kuvendit dhe në garë janë 13 kandidatë për 2 vende vakante në KLGJ dhe 9 kandidatë për 2 vende vakante në KLP.

Dispozitat ligjore parashikojnë që Kuvendi do të zgjedhë nga këto lista, 2 anëtarë nga avokatia dhe 1 anëtar nga shoqëria civile për secilin këshill.

Në qoftë se Kuvendi nuk e arrin shumicën prej 2/3 gjatë votimit, kandidatët e renditur në krye të listës në vlerësimin e organeve që kanë bërë përzgjedhjen konsiderohen të emëruar automatikisht.

Renditja e pikëzimit sipas Komisionit të Pavarur të Vlerësimit për kandidatët nga radhët e avokatëve për KLGJ-në nis me avokaten Eris Hysi, ndjekur nga Përparim Kalo, Erind Merkuri, Alban Alimema, Erind Gërmenji, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albana Tushe, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi dhe Bledar Bajri (Boshnjaku).

Ndërsa lista e kandidatëve nga avokatia për KLP-në nis nga Përparim Kalo, Erind Merkuri, Alban Alimema, Erind Gërmenji, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albens Tabaku, Artan Reçi dhe Bledar Bajri (Boshnjaku).

KLGJ dhe KLP përbëhen nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve vijnë nga radhët e magjistratëve, dy nga avokatia, dy nga akademia dhe një nga radhët e shoqërisë civile./ Marre nga BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit