Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi është pasur me debate dhe akuza mes deputetëve demokratë dhe atyre socialist.
Gjatë fjalës së tij deputeti socialist Petro Koçi tha se demokratët nuk kanë qëllim hetimin e koncesioneve por vendosjen e gjobave për kompanitë e përfshira.
“Mesa kam parë unë, ju nuk keni qëllim të hetoni koncesionet. Po u bëni shantazh kompanive për të vendosur gjoba”- tha Koçi.
Ndërkohë nga ana tjetër i është kundërpërgjigjur kryetarja e komisionit, Albana Vokshi iu përgjigj duke thënë se socialistët po përpiqeshin thjesht të mbulojë korrupsionin e bërë nga ana e tyre.