Dy orë fjalime, përplasje dhe molotov në derën kryesore të bashkisë së Tiranës. Mbyllet protesta e katërt e opozitës që kërkon largimin e Erion Veliaj pas skandalit me dosjen “5D”. Protestuesit vendosën litarë për të tërhequr kangjellat metalike në mënyrë që të arrijnë të çajnë kordonin e sigurisë.
Protesta/ Tedi Blushi mbi policët, tenton të futet me forcë në bashki
I menjëhershëm ka qenë reagimi i forcave policore që kanë bërë të mundur normalizimin e situatës. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Para godinës së Bashkisë së Tiranës ka forca të shumta policore, të cilat kësaj radhe janë përforcuar pasi ka prani dhe të punonjësve të repartit “Shqiponja”.
Protesta e opozitës: Kushti kryesor është lirimi i Berishës, pastaj Rama-Veliaj në burg
Flamur Noka u shpreh në fund se protesta do të vazhdojë, pasi kërkohet koka e Erion Veliajt. “Akoma nuk ke parë gjë, prandaj hiq duart nga drejtësia që kreu i organizatës 5D, Erion Veliaj të shkojë përpara drejtësisë.
Altin Dumani nuk do të shikojë, i ka mbyllur sytë, por dosja 5D është më e kompletuara. Qytetarët e Tiranës kërkojnë kokën e Erion Veliajt që të shkojë përpara drejtësisë. Jo të luftohet vetëm opozita, por sinjalin e parë që drejtësia të japë se po lufton korrupsionin është që Erion Veliaj…” tha ai.
“Bjeri, bjeri’! Tym e flakë në derë të bashkisë, Blushi: Hapni rrugën, do futemi brenda