-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bjeri, bjeri’! Tym e flakë në derë të bashkisë, Blushi: Hapni rrugën, do futemi brenda

Kryesoret

Me thirrjet ‘bjeri, bjeri’ protesta e katërt e opozitës përpara bashkisë së Tiranës ka degjeneruar në dhunë. Përplasje me efektivët e policisë dhe molotovë në derën e bashkisë.

Policia u ka bërë thirrje që të distancohen nga dhuna. Por këshilltari i PL-së, Tedi Blushi i kërkoi policisë që të hapin rrugën pasi do të futen brenda.

Koha e fjalëve ka mbaruar. Ky institucion nuk është më bashkia, por burg i madh i lidhur me zinxhirë dhe i mbrojtur me policë. Kam një thirrje për policët, që sot merrni një pagë skandaloze. Si populli edhe ju policë jeni të vjedhur si ne, mos u përdorni, nuk ka regjim që ndal popullin që të kërkojë drejtësi.

I bëj thirrje policisë së shtetit të na lejojë që të hyjmë paqësisht në bashki, presim transparencë prej katër muajsh. Na hapni rrugën sepse do të hyjmë brenda, nuk ka polici dhe regjim të kalbur në botë që ndalon këshilltarët” tha Blushi.

Opozita nis protestën para bashkisë kundër Veliajt: Do rrimë këtu deri në darkë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit