Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë një vizite në qytetin e Korçës është ndalur të flasë edhe për protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve nga SPAK.
Balla tha se protestuesit e dhanë vetë përgjigjen se pse po bëhen këto protesta, duke thirrur “Lironi liderin e opozitës”, duke shtuar se kjo lë të kuptohet që ata nuk kanë hallin e drejtorëve, por kanë hallin e tyre.
“Besoj që protestuesit sot e dhanë vetë përgjigjen e arsyes së protestës kur gjatë protestës thirrjet ishin “Lironi liderin e opozitës”, kështu që në këtë aspekt besoj e kuptoni që këta nuk kanë hallin që i referoheni ju, por kanë hallin e vet” tha Balla.