-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama për ‘Corriere’: Dokumentari i RAI? I neveritshëm, bëri Shqipërinë ‘kokë turku’

Kryesoret

Në një intervistë për ‘Corriere della Sera’, kryeministri Edi Rama nuk ndryshon mendim për dokumentarin e ‘RAI3’, duke e quajtur ‘emision i neveritshëm’.

Rama u shpreh i bindur se pakënaqësitë e gazetarëve italianë me shefen e ekzekutivit të tyre, Giorgia Meloni, bëri ‘kokë turku’ edhe Shqipërinë.

Pyetje: A ju duket e drejtë dhe normale që kryeministri i një vendi tjetër, sado miqësor, të bëjë presion ndaj televizionit shtetëror? Partitë që kundërshtojnë qeverinë Meloni e quajnë këtë një skandal.

Rama: Përpara se të merren me natyrën e fjalës sime dhe të flasin për skandale, miqtë e mi të dashur të opozitës italiane duhet të interesohen për shkaqet dhe të përpiqen të kuptojnë se dinjiteti dhe transparenca janë të rëndësishme si kur flitet për shërbimin publik italian, ashtu edhe kur bëhet fjalë për institucionet publike shqiptare dhe njerëzit që i përfaqësojnë ato.

Unë nuk kam as mjetet dhe as qëllimin të imponoj diçka në punët e brendshme të vendit tuaj. Por kam ndërkohë detyrën të mbroj vendin tim nga stereotipi i tmerrshëm i një epoke tjetër, i krijuar nga mediat në Itali për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Pyetje: Ish-avokati i krimit Enjell Agaci, i cili dikur mbronte mafiozët dhe trafikantët shqiptarë të drogës dhe që sot është sekretar i përgjithshëm i qeverisë së tij, është njeriu kyç i protokollit apo jo?

Rama: Kundër Agacit, ka pasur një furi joracionale. Përtej dëmit, edhe tallja. Pasi censuruan pyetje-përgjigjet e kërkuara nga programi ndaj Sekretari të Përgjithshëm dhe të cilave ai pranoi që tu përgjigjej… pasi ai u përgjigj me email, ata vazhduan ta akuzonin se nuk kishte pranuar të përgjigjej. Ishte një gabim i rëndë për t’u gëlltitur në heshtje.”

Pyetje: Ju siguruat se nuk e telefonuat miken tuaj kryeministren përpara se të merrnit drejtor Corsinin. Po më pas, folët e Melonin? Dhe cfarë i thatë njëri-tjetrit?

Rama: “Nuk kam folur me Giorgia Melonin, sepse e imja është një betejë për të vërtetën dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kryeministrja juaj nuk ka asnjë lidhje me të, edhe pse vendi im u tërhoq në këtë valle si një objektiv kolateral i sulmit kundër qeverisë së saj.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit