Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.
Në të gjitha këto raste sipas raportit të Policisë viktima janë gratë.
Në katër raste të dyshuarit janë liruar, në dy të tjera janë dërguar në qeli ndërsa në një rast i dyshuari u arratis. Tri prej rasteve të raportuara kanë ndodhur në Prishtinë.
Pak ditë më parë dy gra u vranë në Pejë dhe Ferizaj brenda pesë ditëve.