-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj spekulon me ambasadoren franceze, nxjerr pamjet e një dite më parë në momentin e protestës

Kryesoret

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e mbështetur nga opozita paraditen e sotme zhvilloi protestën e katërt përpara bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e kryetarit të bashkisë. Por Erion Veliaj në krahun tjetër i kishte marrë masat e propagandës. Fillimisht i provokoi me një foto me disa pëllumba në derën e bashkisë ku shkruante “kush ka lëshuar pëllumbat të vijë sot t’i marrë”.

Më pas në momentin e nisjes së protestës në orën 11:00, të gjitha mediat pranë qeverisë transmetuan takimin e Veliajt me ambasadoren e Francës në Tiranë, Catherine Suard. Kryetari i bashkisë e shiti si LIVE takimin, por skena ra pasi jo të gjitha televizionet ishin në sinkron duke e nxjerrë zbuluar se takimi për marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën dixhitale dhe inovacionit nuk u zhvillua paraditen e sotme.

Të pyetur nga “5Pyetjet.al” burime zyrtare nga ambasada franceze në Tiranë konfirmuan se takimi është bërë një ditë më parë. Kjo nxjerr qartë spekulimin që ka bërë kryetari i bashkisë me ambasadoren franceze duke nxjerrë pamjet e takimit të një dite më parë në momentin e protestës.

Kjo është një taktikë që Erion Veliaj e bën shpesh. Për herë të parë e bëri kur të nesërmen e dasmës së tij në kalanë e Gjirokastrës, mediat që e mbështesin transmetuan sikur ai kishte vizituar një shkollë profesionale në këtë qytet. Ndërkohë që drejtori i shkollës tha se këto pamje ishin bërë një javë më përpara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit