-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhëndri tenton të vrasë vjehrrin jashtë gjykatës

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një person ka tentuar të vrasë vjehrrin e tij. Dhëndri qëlloi me armë zjarri në drejtim të babait të bashkëshortes, duke e plagosur këtë të fundit. I plagosuri ndodhet në spital ku po merr edhe trajtimin mjekësor. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën me te cilën dyshohet se është përdor në këtë rast.

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se te njëjtit kanë ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K. Q (Ish-vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes të vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktima i eshët afruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit