Qeveria ka vendosur të akordojë një bonus vere për pensionistët në të gjithë vendin. Vendimi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila njoftoi se mbi 777 mijë pensionistë dhe persona me status invaliditeti do të përfitojnë nga kjo mbështetje financiare, ndërsa shpërndarja e bonusit do të nisë që nga dita e nesërme.
“Vendosëm të akordojmë një bonus për pensionistët, i cili do të jetë bonusi i verës me vlerë 5 mijë lekë. Janë mbi 777 mijë pensionistë dhe persona me status invaliditeti që do të përfitojnë nga ky bonus. Efekti financiar është rreth 3.7 miliardë lekë. Shpërndarja do të nisë nga dita e nesërme. Ky bonus jepet për herë të parë në mesin e vitit dhe i shtohet bonusit që pensionistët kanë marrë që nga janari”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.









