Dy persona kanë ndërruar jetë dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture në magjistralen Prizren-Suharekë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës rreth orës 17:35.
“Në këtë aksident janë përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë. Fatkeqësisht, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës dhe bashkudhëtari i tij. Vdekjen e tyre e kanë konfirmuar mjekët në QKMF në Suharekë.
Lëndime ka marrë bashkudhëtari i drejtuesit të automjetit, i cili ndodhet për trajtim mjekësor në Prizren” njoftojnë autoritetet.
Lidhur me rastin po merret Njësiti i hetimeve të trafikut rajonal të Prizrenit.