-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çuçi mbledh grupin e PS, zbardhen porositë që u dha deputetëve për në Kuvend

Kryesoret

Paraditen e kësaj të hëne, Bledi Çuçi ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Takimi i paraprin seancës plenare të orës 17:00. Në fjalën drejtuar deputetëve, Çuçi iu kërkoi të shfrytëzojnë seancën e sotme për të sjellë në Kuvend çështjet e evidentuara nga zgjedhësit gjatë Javës së Gjelbër.

Lidhur me seancën e ditës së enjte, Çuçi informoi deputetët për interpelancën me Ministrin e Arsimit, si dhe për projektligjet e tjera që pritet të miratohen e që deputetët do duhet të përfshihen në diskutime.

Mes tyre janë projektligji për Albcontrol, dekreti i presidentit për shtetësinë, projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike etj.

Mbledhja vijoi më pas me çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm, që lidhen kryesisht me probleme komunitare apo për projektligje të caktuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit