-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE planifikon marrëveshje migrimi me Libanin

Kryesoret

Si mund të zvogëlohet numri i refugjatëve që përpiqen të vijnë ilegalisht në Bashkimin Evropian? Përgjigja për këtë pyetje preokupon prej vitesh krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së. Ideja e tyre e fundit: marrëveshje për migracionin.

Sot. më 2 maj, shefja e Komisionit Ursula von der Leyen shkon në Bejrut së bashku me Presidentin e Qipros, Nikos Christodoulidis, për të përfunduar një marrëveshje të tillë me Libanin.

Christodoulidis kishte dhënë më parë alarmin se vendi i tij “nuk ishte më në gjendje të pranonte refugjatë sirianë”. Vetëm që nga fillimi i vitit 2024 në ishullin në e Mesdheut Lindor kanë arritur në mënyrë të parregullt  rreth 4,000 vetë – në tremujorin e parë të vitit të kaluar kishte vetëm 78. Kampet e refugjatëve janë të mbipopulluara, shpjegoi Christodoulidis. Së fundmi ai i kishte udhëzuar autoritetet e vendit të tij të ndalonin shqyrtimin e kërkesave për azil nga refugjatët sirianë.

Pse BE dëshiron të mbështesë Libanin?

Që prej shpërthimit të luftës civile në Siri në vitin 2011, Libani ka pranuar më shumë se 1.5 milionë refugjatë nga vendi fqinj. Distanca në linjë ajrore nga Tripoli, në veri të vendit, deri në Larnaka në Qipro, është rreth 200 kilometra. Refugjatët sirianë përpiqen vazhdimisht ta kapërcejnë këtë rrugë me anije.

Vetë Libani është në një krizë të rëndë ekonomike; Brukseli është gjithashtu i shqetësuar se lufta në Rripin e Gazës mund të ketë ndikim edhe në Liban – veçanërisht nëse përshkallëzohet konflikti midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut radikal islamik në Libanin jugor. Sepse nëse ndodh kjo BE-ka ka frikë se edhe më shumë vetë mund të largohen nga Libani drejt Evropës./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit