-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji interpelancë me Ballën: A ka ministra që përdorin telefonat Sky?

Kryesoret

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm Taulant Ballën.

Nga foltorja e Kuvendit Salianji u shpreh se operacionet e policisë janë ‘skena’ pasi nuk arrestohen asnjëherë kokat e bandave kriminale, teksa përmendi dhe vrasjen e dy të moshuarve mëngjesin e sotëm, ku u shpreh se policia e Shtetit ka dështuar të mbrojë qytetarët.

Ai foli gjithashtu edhe për rastin kur bashkëshorti i ministres Ibrahimaj plagosi vartësin e të shoqes, duke iu drejtuar ministrit Balla që të distancohet nga deklarata e Tonin Vocajt.

E më pas ngriti pyetjen nëse ka ministra që kanë përdorur telefonat Sky, për të cilën kërkoi informacion nga Balla.

“Pavarësisht ikjes dhe ardhjes së ministrave të Brendshëm, e njëjta situatë është në Policinë e Shtetit. “Për të luftuar krimin e bashkëpunuar nuk punojmë dot me policinë e Shtetit, për shkak të inkriminimit”.

Kjo ishte deklarata e kreut të SPAK. Cilat janë masat që ka marrë qeveria për të frenuar krimin e organizuar. A keni shifra, sa ka qenë kostoja në këto 8 vite që na miratimi dhe sa është numri i punonjësve që janë betuar në kuadër të ligjit të vettigut.

A ka ministra në dijeninë tuaj që përdornin telefonat Sky? Ngjarje e rëndë e pa raportuar është që bashkëshorti i një ministre, i bën një punonjësi të ministrisë së Financave, për shkak të pozicionit të punës, që i kërkon që të dorëhiqet.

Ju duhet të distancoheni nga deklarata e Vocajt. Ai tha se nuk ishte kapur personi që bëri krimin, por nuk është kapur as sot. Përfshirja e Policisë me krimin, duket sikur sovraniteti i është lëshuar bandave.”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit