Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në Lupç të Podujevës. Tre prej tyre janë plagosur me armë zjarri, ndërsa njëri me thikë.
Një 50 vjeçar, që është në mesin e katër të plagosurve me armë zjarri në Lupç të Podujevë, është në rrezik për jetë.
Mjeku i emergjencës Agron Çitaku ka thënë për mediat kosovare se i plagosur, i moshës rreth 50 vjeçare, është në gjendje më të rëndë dhe pritet të operohet.
Në lidhje me ngjarjen deri më tani, prokurori i shtetit ka caktuar masë e ndalimit për 48 orë për pesë persona të dyshuar për tentativë vrasje.
“Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave (familjarë), në fshatin Lupç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe përdorimit të thikës, janë lënduar katër persona, të cilët janë dërguar për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Një person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për tu intervistuar” ka thënë policia e Kosovës në lidhje me rastin.