-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Rama është armik i fjalës së lirë

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria është vendi i fundit në rajon në lidhje me lirinë e medias, referuar Indeksit Botëror të Lirisë së Medias.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se kryeministri Edi Rama është armik i fjalës së lirë dhe pavarësisë së medias.

Në lidhje me protestën e organizuar dje nga gazetarët para Kuvendit, Meta tha se i inkurajon punonjësit e mediave të vijojnë pa u trembur misionin e tyre dhe ka ftuar organizatat prestigjioze botërore të medias të monitorojnë edhe me më shumë vëmendje situatën e kolegëve të tyre në Shqipëri.

“Shqipëria e fundit në rajon edhe mes vendeve kandidateve për në Bashkimin Europian, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Medias.

Nga vendi i 85-të në vitin 2014, tani renditemi në vend të 99-të, me një klimë më të përkeqësuar për gazetarët. Asnjë surprizë!

Edi Rama është armik i fjalës së lirë dhe i pavarësisë së medias sepse ai është armiku kryesor i lirisë së çdo qytetari shqiptar, i votës së lirë, pluralizmit politik, demokracisë, shtetit ligjor dhe i barazisë para ligjit” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit