-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polici i vë gjobë, shoferja e plas me makinë dhe arratiset

Kryesoret

Një aksident trafiku ka ndodhet në orët e pasdites së sotme në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku një zyrtar policor dyshohet se është goditur nga një person me automjet.

E dyshuara ka goditur me automjet zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku.

E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është larguar nga vendi i ngjarjes”, është shprehur Ahmeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit