Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë rrugor që ka ndodhur pasditen e djeshme në Durrës, ku një 17-vjeçar ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë dhe një me motoçikletë.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e biçikletës ndërsa drejtuesi i motoçikletës është plagosur. Shoferi 17-vjeçar ka humbur drejtimin e makinës së tij tip “Benz” dhe ka përfunduar në krahun tjetër në rrugës.
Gjithçka dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar. Raportohet se pasi u largua nga vendngjarja, policia ka bërë të mundur arrestimin e të riut.