-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Intervista me avokatin/ A shpëtojnë bosët dhe politikanët nga përgjimet në SkyECC?

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për dosjen “Metamorfoza” dhe ka dërguar për gjykim 7 të akuzuarit. Të arrestuarit për këtë hetim janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Astmer Bilali, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, Olti Bistri ish-shef i Operacionales dhe ish-prokurori Xhevahir Lita. Ndaj tyre rëndojnë disa akuza të rënda. Por tashmë është rihapur debati për komunikimet në SkyECC dhe Encrochat, mbi të cilat nisi procedimi për dosjen “Metamorfoza”. Avokati Gurali Brahimllari në një intervistë për “5Pyetjet.al” shpjegoi se çfarë tregon vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë (Dhoma e Madhe) për SkyECC kur nuk quhen provë përgjimet.

Zoti Brahimllari, çfarë tregon vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë për SkyECC? A përbën precedent?

Përgjigja: Shqipëria nuk është ende pjese e BE-së, ne aspirojmë që të shkojmë atje dhe legjislacioni që vepron në BE nuk është i zbatueshëm, në mënyrë të drejtpërdrejtë, nga autoritetet shqiptare. Autoritetet tona gjyqësore janë të detyruar të zbatojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, Kushtetutën tonë dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut që interpretohet nga Gjykata e STRASBURGUT. Po ju sjell në vëmendje vendimin e kësaj gjykate për rastin e dënimit të disa aplikantëve nga Turqia të akuzuar për pjesëmarrje në grusht shteti, mbi bazën e komunikimeve  në aplikacionin  BYLOCK. Gjykata e Strasburgut, vendimet e së cilës në zbatojmë  i ka rrëzuar vendimet e gjykatave të Turqisë për paraburgimin a dërgimin në gjyq të atyre shtetasve. Për këtë kam shtjelluar një opinion i cili është botuar në Nëntor 2013.

Zoti avokat, ndalemi tek dosja “Metamorfoza”, SPAK-u mbylli hetimet…

Përsëri për të gjithë profesionistet e së drejtës, gjyqtarët dhe prokurorët, vendimet e Gjykstës së Luksemburgut, janë një burim i rëndësishëm i doktrinës dhe vlerësohet për çështjes së të drejtës që trajton. Edhe pse nuk zbatohet  drejtpërdrejt, këto vendime, si ai që ju me pyesni, i shpallur në dt 30.04.2024,  nuk mundet që të neglizhojmë nga praktika gjyqësore në vendin tonë. Vendimet të Gjykatës Europiane, që zgjidh çështjet e shtetasve të vendeve të BE-së,  ku ne aspirojmë të shkojmë, janë marrë në konsideratë edhe nga Gjykata e Larte dhe Gjykata jonë Kushtetuese.

Unë dua të sqaroj se vendet e BE lidhur me ndihmën e ndërsjellë në fushën penale, kanë një Konventë të tyre, të vitit 2000, e cila ka gurë themeli besimin reciprok të vendimeve  të gjykatave të vendeve anëtare të BE-së. Një vendim i një gjyqtari francez për marrjen e provave, si rregull, është drejtpërdrejt i pranueshën, nga një gjyqtar italian. Por ka edhe disa kushte ku përcaktohet që nuk merren në konsideratë këto prova, nëse shkelen parimet thelbësore  të drejtave të njeriut, sipas legjislacionit të vendit që i ka kërkuar. Në rastin e përgjimeve të kryera në Francë ka shkelje të këtyre të drejtave, thuajse, në të gjitha vendet e tjera të BE-së.

Kjo qëndron në faktin, për të cilin   kam sqaruar me një opinion  të botuar në nëntor të vitit të kaluar. Pyetja shtrohet: Si është bërë e mundur nga autoritetet gjyqësore në Francë që të ndërhyhet në platformën Encro Chat dhe Sky ECC.

Kam sqaruar dhe theksoj për Ju, se nga hulumtimi i jurisprudencës së Këshillit Kushtetues Francez dhe vendimit të dhënë prej tij ne dt 08.04.2022 rezulton se kjo ndërhyrje ne platformat e enkriptuara, është realizuar sipas legjislacionit Francez  për shkak se autoritetet franceze, në presionin e terrorizmit islamik  në periudhen e viteve  2013-2019, kanë ndërhyrë në ligjin procedural duke lejuar autoritetet e inteligjencës që të vihen në shërbim të autoriteteve gjyqësore dhe të krijojnë një pajisje teknike e aftë që të ndërhyjë në çdo platformë komunikimi.

Mund të vendoset edhe tek Vodafone, apo ne kompani qe ofrojne sherbime me internet. Kjo pajsje teknike është aq e fuqishme dhe  specifike  saqë intercepton -përgjon, ruan dhe  njëherësh, transferon të gjithë trafikun e bisedave dhe komunikimeve, ne kohe reale, duke i kaluar  në një dabaze tjetër.

Autoriteti Kushtetues francez sqaroi ne Vendim se detajet per të dhënat specifike te kësaj pajisje, si edhe  personi fizik apo shoqëria qe e krijon dhe vendos pajsjen per përgjim  përbëjnë sekret Shteteror.  Ato  nuk i bëhen të ditura edhe gjyqtarit francez qe lejon pergjimin, prandaj nuk i vihen në dispozicion, as mbrojtësve  francezë. Pra  as nuk mendohet t’u vihen në dispozicion autoriteteve  gjyqesore gjermane,  italianë apo edhe  shqiptarëve, etj…

Kjo eshte konsideruar e pa pranueshme nga Gjykata e BE ne vendimin e dt 30 Prill dhe imponon gjykatesin kombëtar qe  me kerkese te mbrojtjes te perjashtoje si prove, te gjitha transkiptet dhe aktet e tjera te ardhura nga autoriteti francez.

Në proceset tona në Shqipëri be nuk e kemi kerkuar këtë gjë, sepse do të ishte luks te kerkonim keto te dhena tash do ta kerkojme edhe ne. Por une dua te ndaj me Ju i nderuar gazetar shqetesimin se ne mbrojtesit jemi privuar nga njohja me  vendimin e gjyqtarit francez që ka lejuar përgjimet dhe zgjatjen e afateve te pergjimit me nenyren e nxjerrjes dhe te mbajtjes se procesverbalet për  transkriptimet, ne menyren e deshifrimet te traskipteve qe jane cilesuar tashme si rezultate të përgjimeve.

Ne nuk jemi njohur me asgjë ne gjykaten e shkalles se pare. Unë jam njohur me fashikullin gjyqësor vetëm në 4 dhjetor 2023 në mjediset e gjykatës së Lartë, pasi shkalla e parë dhe apeli nuk na dhanë të drejtën mbi dosjen. Kur jam njohur me dosjen  jam befasuar sepse nuk gjeta vendimet e lejimit te pergjimeve dha asgje tjeter veç CD me transkripte. E  kemi ngritur këtë problematikë, bashke me kolegun Ylli Manjani ne Rekurs.

Nuk morem pergjigje. Ndersa Vendimi i dates 30 prill, në pikën e fundit të konkluzioneve te tij, Gjykata Europiane e Drejtesise,  thote se nëse këto të dhëna nuk vihen në dispozicion mbrojtjes, oer te njohur ajo menyren se si janë marrë transkriptet, dhe te verifikoje perputhjen me legjislacionin vendas  atëherë gjyqtari kombëtar i çdo vendi te BE, gjerman dje apo Italian etj duhet t’i përjashtojë fare nga fashikulli i gjykimit

A do të ketë ndikim vendimi i Gjykatës Europiane në Shqipëri?

Padiskutim do të ketë influencë  pasi çeshtjet e zgjidhura nga Gjykata Europiane e Drejtesise, jane te perbashketa me problematikat ligjore dhe kushtetuese qe keni ngritur. Edhe per klinetin që unë dhe zoti Manjani mbrojme, i pandehuri Pëllumb Gjoka, nuk ka asnjë indicie apo provë qe te vertetoje pjesemarrje ne ndonje veper penale, përveç transkipteve që kanë ardhur nga Franca. për Gjithçka bazohet vetëm tek transkriptimet që janë të paligjshme dhe të pavlefshme në Shqipëri, pasi nuk parashikohet në legjislacionin e  vendit tonë te perdoret kjo aparaturë e përgjimit masiv, që u vendos në Francë, madje ky veprim  nuk lejohet që të bëhet as nga organet e inteligjencës sekrete per pergjimin parandalues.

Kam qenë për 20 vite pjesë e proceseve penale me te rendesishme në Shqipëri, dhe nga pervoja them se krimi është gjithmonë përpara autoriteteve te zbatimut te ligjit. Ai do gjeje forma me te avancuara te perdorimit te internetit per qellimet e tij   Prandaj kerkova me nje tjeter opunion qe te behen ndryshime ne legjislacion. Kete e ka detyre Parlamenti Gjykata nuk ben ligj, por e zbaton ate ne germe dhe ne fryme…

Nëse nuk ndryshohet ligji procedural, krimi mund të gjejë edhe forma të tjera më të avancuara. Prandaj duhet të ndërhyrjet në legjislacion sikur e ka bërë Franca dhe tani po e bën Italia. Është një gjë e domosdoshme për të bërë përafrimin e legjislacionit për luftën kundër krimit dhe terrorizmit. Ky proces po kryhet ne vendet e tjera te B E.

A rrezikon që precedenti që mund të vendoset me dosjen “Metamorfoza” lidhur me komunikimet në këto dy aplikacione të shpëtojë edhe politikanë të niveleve të larta që është aluduar se janë në dosje të tjera?

Në Itali ka patur disa opsione ne lidhje me vleren e transkipteve te marra nga Franca  Në dt 29 shkurt u dha një vendim nga seksionet e Bashkuara te Gjykates së Kasacioni, që është tërësisht në harmoni me atë që kemi shtjelluar ne ne proceset tona. Në Itali u unifikua praktika që është në harmoni me vendimin e djeshëm të BE-së për të gjitha problematikat. Vendimi i BE per te drejtat e mbrojtjes, është edhe më i thelluar.

Ne praktiken tone gjyqesore eshte pranuar nje opsion nga praktika gjyqesore italiale, qe i konsideron transkriptet prova dixhitale dhe/ose prova me dokumente. Kjo qasje u rrezua si nga Gjykata e Kasacionit ne Itali edhe nga Gjykata  BE-se ne Luksemburg. Per gjykatat e atyre vendeve vendimi i datës 30 prill perben precedent dhe duhet te zbatohet. Ne vendin tone precedenti bëhet vetëm nëse vendos Gjykata e Lartë, me vendin njësues ose Kushtetuese.

Ne këto ditë, do paraqesim ankimin individual kushtetues dhe me pas, po nuk pati zgjidhje çështja do të shkojë në Strasburg. Pra ne po bëjmë ankimin kushtueses lidhur me vendimet që janë dhënë në 23 dhe 29 korrik 2023 per  caktimin e mases se sigurimit Arrest ne burg nga shkalla e pare, te vendimit te dates 31 gusht te dhene nga gjykata e posaçme e Apelit si edhe kunder vendimit te dhene ne date 22 dhjetor nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Pra ankimi eshte individual  për masen e sigurimit personal.

Gjykata Kushtetuese është më e kualifikuar dhe ka objekt te saj keto problematika te te drejtave qe garantohen nga  Kushtetuta. Do të parashtrojmë edhe problematikat qe dalin nga zgjidhjet e dhena prej Gjykates se Kasacionit në Itali dhe  nga  GJED në Luksemburg që u shpall në 39.04.2024 si per natyren e transkipteve si përgjime te telekonunikacionit, ashtu edhe per te drejten e mbrojtjes qe te verifikojë menyren e realizimit te pergjimit, ne raport me legjislacionin tone procedural dhe kushtetues.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese eshte i detyrueshem per praktiken gjyqesore. Shpresoj që SPAK do të gjejë pozicionin e duhur procedural ne kete proces, që të mbrojë interesin publik, por ne zbatim korrekt te ligjit dhe te Kushtetutës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit