-sidi education-spot_img
27.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbolli dy parcela me ‘jeshile’, 39-vjeçari zihet ‘mat’ në mes të hashashit

Kryesoret

Një 39-vjeçar në Krujë është arrestuar në flagrancë duke u kujdesur për dy parcela me kanabis në pyllin e fshatit Picrragë.

Raportohet se autoritetet gjetën 23 bimë të dyshuara narkotike kanabis, për të cilat kujdesej 39-vjeçari D. S.

‘Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant 2”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 39 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas, ka kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 23 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit